Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të fundit nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Kelmendi madje ka shkruar se fëmijët do të mësojnë në shkolla se si Kosovën në këtë kohë e ka kapluar budallallëku e poshtërsia.

Postimi i plotë:

Blinkeni naiv.

Scholzi, Makroni, Melloni tigra prej letre.

Edi Rama tradhëtar.

E Donika Gërvalla gjeni.

Dmth do të kalojnë vjet e dekada e fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar badallaku e poshtërsia, e cila e kishte izoluar e përqeshur prej krejt botës.

PS1. Edi Rama e shkarkoi menjëherë ministrin e Brendshëm për një rrahje të familjarëve të një deputeti. Vetë deputeti dha dorëheqje.

Te ne skandali nuk po e pret skandalin dhe kujt s‘i mungon thoi.

PS2. A keni menduar ndonjëherë se si dikush për 20 vjet nuk ia ka dalë ta ketë një vend dinjitoz pune dhe përnjëherë është bërë ministër ose ministre, deputet ose deputete? Këta i shohim më aktivët dhe më agresivët sot. Nuk kanë çka humbin!