Partia Socialiste ka nisur trajnimin e kryebashkiakëve të rinj për t’iu përgjigjur më mirë sfidave. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nënvizon se në qendër të këtij trajnimi janë “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”.
“Në trajnimin me temë: “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore” për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert – Stiftung”.
Roli i qeverisjes vendore në procesin e anëtarësimit në BE, forcimi i demokracisë dhe principet për një qeverisje vendore efektive ishin disa nga çështjet themelore që ezauruam.
Kontribut të çmuar në diskutimin e këtyre temave dhanë edhe Stine Kappler, Drejtoreshë e zyrës së Tiranës Friedrich Ebert-Stiftung dhe z. Carsten Sieling, nga SPD-ja gjermane, ish kryetar i bashkisë së Bremen-it dhe ish – deputet i Bundestagut”, thekson Gjiknuri.