Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan, pasi dyshohet se e ka sulmuar gruan e tij dhe më pas ia ka marr fëmijën shtatë muajsh. Pas ndërhyrjes së policisë, fëmija i është kthyer sërish të ëmës.

“Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.