Një depo municioni në lagjen Kirovsky të rajonit të Krimesë thuhet se ka shpërthyer pas një sulmi, duke shtyrë autoritetet ruse të mbyllin autostradën Tavrida për qarkullin e mjeteve.
“Në terrenin e stërvitjes Starokrymsky pranë fshatit Krynychki , u godit një depo municioni, e cila vazhdon të shpërthejë“, thotë kanali “Crime Wind” në Telegram, i cituar nga agjencia Ukrinform.
Por për autoritetet ruse në rajon shpërthimi është cilësuar si një zjarr i zakonshëm.
“Pas një zjarri që shpërtheu në një vend në rrethin Kirovsky, autostrada Tavrida u mbyll”, tha nga ana e tij udhëheqësi lokal rus Sergej Aksyonov, duke shtuar se ishte planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve.
Autostrada Tavrida lidh urën e Krimesë të qytetit port të Kerçit në Detin Azov me Sevastopolin në bregun e Detit të Zi të gadishullit.
Ndërkohë, një sulm i fuqishëm është regjistruar gjatë natës në Odessa, ku janë regjistruar shumë dëme dhe të plagosur.
“Sulm i fuqishëm i natës në Odessa, banorët raportojnë se shumë ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe ka të lënduar“, tha Oleg Kiper, kreu i Komandës Ushtarake Rajonale të Ukrainës në Odessa, cituar nga RBC-Ukraine.
Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak Sergiy Bratchuk shkroi në Telegram se “ka pasur lëshime të raketave të lundrimit Kalibr nga Deti i Zi”.