Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushimi. Pak ditë më parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa ka ndarë disa foto nga pushimet e saj.

Ivanka Trump ka ndarë në ‘Insta Story’ një foto të saj, si edhe disa pamje nga bregdeti shqiptar ku krahas tyre shkuan “Shqipëria e bukur”.

Me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.