Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë të fushatës së kualifikueseve të Euro 2024. Pas 3 ndeshjesh, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 6 pikë.
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të përfaqësueses është sfida e 10 shtatorit, ndaj Polonisë. Tashmë janë publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim që do të luhet në “Air Albania”.
Bie në sy fakti se çmimet e biletave janë më të larta se ato të ndeshjes në “Air Albania” mes kuqezinjve dhe Moldavisë, 90 minutësh i luajtur me 17 qershor. Natyrisht, diçka e tillë vjen edhe për faktin se tashmë gjithçka vjen e bëhet edhe më e rëndësishme dhe më deçizive.
Nëse për ndeshjen me Moldavinë mund të gjeje bileta për 750 lekë apo për 1000 lekë, për atë me Poloninë nuk mund të gjesh më të lirë se 2000 lekë.
Ose, shembulli tjetër vjen nga Tribuna E, ku maksimumi i biletës shkonte deri te 3000 lekë, ndërsa për ndeshjen me Poloninë, për këtë tribunë mund të gjesh biletë me 6000 lektë.