Një radhë e gjatë makinash është krijuar gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri – Kosovë. Arsyeja mësohet të jetë një vendim i Qeverisë së Kosovës, e cila i kërkon çdo udhëtari që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tij, të paguajë një taksë siguracioni.

Vendimi vjen në një kohë kur një numër i lartë shqiptarësh të Kosovës që jetojnë në emigrim në Zvicër apo Gjermani, dëshirojnë të kthehen në atdheun e tyre për pushime, duke kaluar pikën kufitare nga Shqipëria.

Kështu, shumë shqiptarë të Kosovës që mbërrijnë me traget në bregdetin e Durrësit për tu nisur më pas drejt Kosovës, me automjete që kanë targat e vendeve ku ata jetojnë, kanë mbetur prej orësh në kufi sepse qeveria e tyre kërkon tu marrë para.

Kështu, shumë shqiptarë të Kosovës që mbërrijnë me traget në bregdetin e Durrësit për tu nisur më pas drejt Kosovës, me automjete që kanë targat e vendeve ku ata jetojnë, kanë mbetur prej orësh në kufi sepse qeve Radha e gjatë në Morinë për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës, policia shqiptare shpërndan ujë të freskët për udhëtaret.