Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve, një numër i madh mjetesh lundruese janë bllokuar si dhe janë gjobitur drejtuesit e tyre.Përgjatë vijës bregdetare nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 15 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në shkelje të ndryshme dhe rrezikuan pushuesit.
Dy Jet Ski, tre gomone dhe një skaf, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Jalë dhe në Vlorë. Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me nga 100 000 lekë gjobë, pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, Gjobat e tjera kanë variuar nga 80 mijë deri në 200 mijë lekë pasi është konstatuar edhe transport të qytetarëve mbi kapacitetin e lejuar.
6 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski dhe 3 skafe, u bllokuan dhe secili nga pronarët e mjeteve lundruese u ndëshkua me gjobë 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.
Në total, gjatë muajit korrik gjatë monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, janë bllokuar 81 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme dhe në cenim të sigurisë së pushuesve.
Policia bën thirrje për zbatimin e legjislacionit si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë shkelje të tilla në funksion të sigurisë së pushuesve.
Përgjatë vijës bregdetare nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 15 mjete lundruese, të cilat u kapën në shkelje të ndryshme. Një drejtues skafi është ndëshkuar me dy gjoba pasi rrezikoi jetën e turistëve në Ksamil të Sarandës, teksa shkeli perimetrin e lundrimit.
Nga kontrollet e kryera, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia Kufitare ka konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese.
Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 mijë lekë të rinj.
Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 mijë lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.
Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në Port Sarandë.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
Ksamil, rrezikoi jetën e pushuesve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet drejtuesi
Ksamil, bllokohet skafi, drejtuesi është gjobitur edhe për mungesën e dokumenteve të nevojshme.