Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C.
Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.
Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.