Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Bill Klinton nuk e shet Kosovën për para. Për të disatën herë, ai insistoi se shteti i Kosovës është si një fëmijë për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një gjë është e qartë, Bill Klinton nuk kishte ardhur për t’i bërë reklamë Edi Ramës sepse në fjalimin e tij nuk i bëri asnjë kompliment nga ato të zakonshmit që kemi parë që t’ia bëjë Scholz, Macron, gjithë kryeministrat apo presidentët e Europës. Bill Klinton ishte shumë i kujdesshëm. Kishte një objektiv tjetër në vizitën e tij, një mesazh për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Klinton nuk shitet dhe blihet me para sepse i bie të pështyjë në veprën dhe krijesën e vet. Kosova është bebi i Bill Klintonit, është fëmijë, e ka krijuar, jo si komb se për ne juristët ka shumë dallim, të jesh popull, të jesh kom