Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ai mbërriti në Kiev herët të shtunën për t’u takuar me Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, ndërsa Spanja nisi sot kryesimin e presidencën e saj në Bashkimin Evropian.
“Tashmë në Kiev. Doja që akti i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimit Evropian të ishte në Ukrainë” me presidentin e saj, shkroi Sanchez në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke thënë se do të përcillte “të gjithë solidaritetin e Evropës”.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas derisa paqja të kthehet në Evropë,” shtoi Sanchez, i cili njoftoi vizitën gjatë një samiti të BE-së të enjten, duke thënë se qëllimi ishte të demonstrohej “mbështetja e palëkundur” e BE-së për Kievin ndërsa ai lufton me pushtimin rus.