Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend ka akuzuar opozitën se kërkon të zëvendësojë drejtësinë në tribunën e Kuvendin duke degraduar fjalorin ndaj kolegëve. Spoiropali ka thënë se Standardi që ka vënë PS-ja është ajo që i ka lënë dorë të lirë drejtësisë të hetohet, e jo si dikur kur nuk ka ndodhur kjo gjë.

“Turp nuk është kur lihet drejtësia të veprojë, por kur drejtori i tatimeve nuk lihet të shkojë në burg, kur gardistët që vranë nuk liheshin të pyeten, ku në vendin ku hodhën në erë 26 njerëzve u ngrit fabrika e Boronicave.