Marash Kumbulla po përjeton momente të arta në jetën private dhe atë profesionale.

Vetëm pak ditë pasi u bë baba për herë të parë, mbrojtësi shqiptar ka rinisur edhe stërvitjen pas dëmtimit të rëndë të pësuar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka nisur punën bashkë me El Shaarawy dhe Abraham në qëndrën stërvitore të Romës “Fulvio Bernardini” në Trigoria duke surprizuar pasi pritej që ai të kalonte edhe disa javë në infermieri.

Me këtë rikthim një sinjal pozitiv merr trajneri i Shqipërisë, Sylvinho i cili do ta ketë gati shtatlartin për sfidat jetike të shtatorit kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.