Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Fierit, pasi u kapën duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa mbi 1700 të tjerë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 75 drejtues.
-Janë ndëshkuar 385 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
-153 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-111 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-990 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.