Pesë drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi u kapën në shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht, tre persona janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Në pranga kanë rënë A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu një 55-vjeçar është arrestuar për të njëjtin shkak.