Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të mërkurën. Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 17.30 tek Xibraku.

Anëtarët nuk janë njoftuar ende për rendin e ditës që do të ketë mbledhja, por kjo vjen pas mbylljes së sesionit parlamentar.

Euronews Albania ka siguruar dhe mesazhin që iu ka shkuar anëtarëve të Asamblesë Socialiste.

“Përshëndetje! Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë dt. 26 Korrik 2023, ora 17:30, në mjediset e Xibrakut do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Ju lutem konfirmoni prezencën. Faleminderit!”- thuhet në mesazh.