Me një postim në Twitter, Lulzim Basha ka uruar ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajanin i për zgjedhjen e tyre në krye të Forza Italia. Tajani është pasardhësi politik i Silvio Berluskonit, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Duke i uruar suksese në krye të partisë, Basha shprehet me se pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.

Postimi i plotë:

“Urime Antonio Tajanit për zgjedhjen e tij si Sekretar Kombëtar i Forza Italia. Jam thellësisht i bindur se lidershipi dhe vizioni i tij janë të barabartë me sfidat e rëndësishme me të cilat përballet partia e tij, Italia dhe mbarë Evropa. Pres me padurim të diskutoj brenda EPP perspektivat e ardhshme midis Forza Italia dhe Partisë Demokratike dhe se si ato mund të forcojnë më tej bashkëpunimin për ta bërë partneritetin strategjik midis dy vendeve tona edhe më të forte”.