Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.