Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale nga Saranda, ku gjatë këtyre ditëve takon turistë prej gjithë botës, të cilët i kalojnë pushimet verore dhe nuk i kursejnë fjalët më të mira për plazhet e kristalta, pastërtinë, sigurinë dhe sigurisht ushqimin e shkëlqyer.
Turistët shprehin vlerësime për ujin, mikpritjen, ushqimin.
“Është një vend shumë i bukur, me njerëz miqësorë. na pëlqen deti, ushqimi”, u shprehën dy turistë të huaja.
“Njerëzit janë të këndshëm. Pamja është mahnitëse. Gjithçka është e përsosur”, thanë dy turistë të tjerë të huaj.
“Sarandën e zgjodha sepse është një vend shumë i bukur , ka një det të mrekullueshëm”, u shpreh një turiste vendase.
Një tjetër turist i huaj vlerëson plazhet e bukura të Sarandës.
“Plazhe të bukura, ushqim i shkëlqyer. më pëlqen shumë ky vend”, tha një tjetër.
“Mendoj se deri tani përmbush pritshmëritë tona. kemi vetëm 2 ditë që kemi ardhur, por do të qëndrojmë 14 ditë dhe jam i bindur që do të na pëlqejë shumë”, theksoi një tjetër vizitor i huaj.
Një turiste vendase, tha se, “është një vend shumë i bukur, hahet mirë, pushohet mirë, detin e ka të mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë të mirë”.
Dy turiste nga Kosova thanë se e zgjodhën Sarandën sepse është vend shumë i pastër dhe ka shumë plazhe ku mund të zgjedhësh. Ato vlerësuan gjithashtu ushqimin.
Një turiste, e cila ka ardhur nga Bostoni i SHBA, u shpreh se, “këtu është shumë bukur, deti është i ngrohtë i mirë. Uji është i pastër, i bukur. Ushqimi është i mirë”.