Ku kishte zë, nuk ishte pa gjë! Ishte pikërisht kjo frazë që u erdhi në mendje shumë personave kur reperi i njohur nga Kosova, Fero Fera u arrestua për dhunë në familje.
Lajmi se Arbenita ishte pre e një dhune të vazhduar nga Fero ishin të shpeshta, por ndoshta nga presioni asnjëherë të raportuara nga modelja në fjalë. Për herë të parë pas arrestimit të tij, Arbenita ka falenderuar të gjithë ndjekësit për interesimin ndërsa shkruan se ajo dhe e bija janë mirë me shëndet. Ndër të tjera, Arbenita shkruan se beson tek drejtësia ku Fero do të marrë dënimin e merituar.
“Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.- shkroi ajo.