Është publikuar video e momentit kur Britney Spears “ha” një shuplakë të fortë nga truproja e Victor Webaniyama.

Ylli i pop-it u bë virale disa ditë më parë kur një artikull i TMZ foli për një moment të vështirë që ajo pati në Las Vegas. Roja e goditi me shuplakë, duke pretenduar se Spears i ka ushtruar presion mbi supe yllit të NBA-së.

Në videon, megjithatë, që po qarkullon në media, këngëtarja shihet se vetëm tenton ta prekë atë.

Ngjarja ndodhi në një kazino në Las Vegas të mërkurën, më 5 korrik, ku ylli i popit shkoi për t’i kërkuar francezit 19-vjeçar për një foto, kur një nga njerëzit e tij të sigurimit e goditi me shuplakë, me TMZ që raportoi se ai “e shtriu atë” në tokë dhe “i ranë edhe syzet nga rënia e fortë.” Një raport i TMZ citon një dëshmitar okular i cili thotë se ylli i popit u tërbua.

Victor Webaniyama dha versionin e tij të incidentit, duke folur për ESPN.

Sipas tij, Spears e kapi nga pas pa e kuptuar se kush ishte.