Instalimi i lojrave apo objekteve tregtare pa leje nëpër shëtitoret e vendit apo në hapësira publike në plazhe është e ndaluar.
Një 20-vjeçar nga Dhërmiu kishte vendosur lojëra për fëmijë në shëtitoren e Dhërmiut pa pajisur me leje nga organet kompetente.
Pas verifikimit policia ka çmontuar 4 makineritë dhe ka nisur procedimin penal për të riun i cili u ofronte argëtimin fëmijeve kundrejt pagesës.
Operacioni u kodua “Game Over”
Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.