Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen ditën e sotme dhe të mërkurën në Vilnius të Lituanisë, ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.
Në këtë Samit do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si lider i një vendi anëtar i kësaj aleance.
Kryeministria ka bërë publike pamjet e mbërritjes së Ramës në LITEXPO, Qendra e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze.
Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.