Carlos Alcaraz është kampioni i ri i Wimbledon në tenis. Talenti spanjoll, mposhti Novak Djokovic 3-2 në një finale dramatike dhe plot emocione në turneun më prestigjioz në sportin e tenisit, me përballjen që zgjati 4 orë e 40 minuta.
Serbi fitoi 6-1 setin e parë, por Alcaraz u rikthye me karakter dhe kaloi në avantazh 2-1 falë sukseseve 7-6 dhe 6-1. Djokovic reagoi dhe fitoi setin e katërt 6-3. Betejë e zjarrtë në setin final.
Seti final ishte një betejë e vërtetë, teksa në fund triumfoi freskia fizike dhe talenti i spanjollit, i cili fitoi 6-4 dhe siguroi për herë të parë në karrierë suksesin në Wimbledon.
Alcaraz bëhet tenisti i tretë spanjoll që fiton këtë turne pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 e 2010).
20-vjeçari Alcaraz bëhët tenisti i parë që siguron 2 turne Slam në këtë moshë, teksa Djokovic mbetet në kuotën e 7 fitoreve në Wimbledon, duke mos e barazuar dot Roger Federer.
Djokovic nuk humbiste një sfidë në Ëimbledon prej dhjetë vitesh. Ishte viti 2013 kur mposhtej nga Andy Murray.