Qeveria ka vendosur që të zgjasë gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, deri më 31 dhjetor të vitit 2023.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Vendim për një ndryshim në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”, thuhet në VKM.