Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë dhe deri në përfundim të procesit, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave.
Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore, gjatë procesit të votimit në territorin e Rrogozhinës.
Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt.