Veliaj ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk dërgon numëruesit ne Rrogozhinë.

Reagimi i plotë i Veliajt:

Dhe pse drejtues politik i PS per qarkun Tirane, kam qendruar larg terrenit e qendrave te votimit sot ne Rrogozhine per te evituar cdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!

Por tani qe ka 4 ore qe kutite presin te numerohen, Saliu dhe salinjte lokale duhet te sillen si te rritur, e te perballen me verdiktin e popullit te cilin e ftuan gjithe diten te shprehet kunder te majtes, kunder zhvillimit e kunder perendimit! 🤦🏻‍♂️

Shoku Sali – me mire nje fund i tmerrshem, se nje tmerr pafund! Sill numeruesit e vazhdo mbaj peng te tute, por jo nje qytet te tere si nje humbes idhnak toksik! 🤮