Ju po punoni vazhdimisht dhe po jepni shumë nga vetja juaj. Në fund të muajit ju shpërbleheni për atë çka punoni.
Por a është kjo që ju meritoni vërtet për produktivitetin tuaj?
Në këtë artikull, EO ka përmbledhur 10 gjërat që secili nga ne meriton nga vendi i punës, përveçse një pagesë mujore:
Një mjedis i këndshëm, i sigurt dhe i rehatshëm pune pa rreziqe fizike
Një mjedis i besueshëm në të cilin punonjësit mund të flasin pa frikë atë që mendojnë, duke mos u stepur se mund të ndërshkohen
Një mjedis mbështetës për punën në grup, bashkëpunim dhe inovacion
Mirënjohje për punën e palodhur të një punonjësi dhe ndershmërinë në komunikim për çdo temë, të lidhur me punën apo çështje të ndryshme
Udhëheqja dhe mbikëqyrja kompetente dhe etike
Trajtimi i drejtë, paga dhe politikat e menaxhimit
Mundësia për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht
Punonjësit e trajnimit, pajisjeve dhe komunikimit duhet të jenë të suksesshëm në punët e tyre
Përfitime të arsyeshme të punonjësve përfshirë pushimet, kohën personale apo rastet kur nuk ndiheni mirë.
Respektimi i jetës private
Në fund një këshillë: Gjatë intervistave të punës, ju duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit tuaj me punëdhënësit gjatë procesit të intervistimit. Nëse ata vërtet e vlerësojnë pregatitjen tuaj atëherë ju do të ndjeheni të vlerësuar, në të kundërt do të jeni duke shkuar në një punë e cila do t’ju mërzitet shpejt