Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka bërë një reagim në rrjetin e saj social Facebook ku sqaron opozitën lidhur me incidentin me 4 turistët italianë në Berat. Meloni tha se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita.

“Teksa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën. Pronari i restorantit, pasi videoja e arratisjes u bë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe ishin të lumtur.

Me vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb qe e bën veten te flasë jashtë për këto gjera, qe nuk respekton punën e te tjerëve, qe mendon se është qesharake duke i bere këtë të tjerëve. Kështu vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të bashkonte faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë.

Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme.”-tha Meloni

Në një reagim zyrtar rreth mesditës ambasada italiane bëri të ditur se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë. Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur paratë publike. Përmes një reagimi të dytë, ambasada italiane në Tiranë sqaroi dje se paratë ishin të Melonit. Kujtojmë se fatura kushtonte 80 euro.