Vjeshta është ndoshta koha më e mirë për një udhëtim në një qytet evropian. Nëse e keni vizituar tashmë Romën, Parisin, Amsterdamin dhe Berlinin, ne kemi 4 destinacione të ndryshme për t’i vendosur në listën tuaj të udhëtimeve në Europë. Me arkitekturë mbresëlënëse, parqe idilike, atraksione të veçanta dhe ushqim të mirë, këto qytete mund të kënaqin edhe udhëtarët më të mprehtë.
Bolonja, Itali
Mund të mos ketë lashtësinë e Romës, romancën e Venedikut, muzetë e panumërt dhe të famshëm të Firences, por Bolonja, kryeqendra e provincës dhe rajonit të Emilia-Romagna, në Italinë veriore, është një qytet magjik me arkitekturë të mahnitshme, monumente të rëndësishme dhe kuzhinë të shkëlqyer që ia vlen të zbulohet.
Hamburg, Gjermani
Hamburgu është qyteti i dytë më i populluar i Gjermanisë dhe një nga portet më të mëdha dhe më të ngarkuara të Evropës. Është një qytet me një histori të madhe detare, arkitekturë madhështore dhe sharm kozmopolit. Ka 2302 ura, më shumë se Venecia dhe Amsterdami së bashku! Ndërtesat me estetikë të jashtëzakonshme (si Elbphilharmonie magjike, godina e re e Filarmonisë së Elbës), magazinat e vjetra që janë shndërruar në muze, restorante, hotele dhe galeri, liqenet, parqet e gjelbra, por edhe mini-kroçerat.
Lubjanë, Slloveni
Kryeqyteti i Sllovenisë është një qytet i vogël (një nga kryeqytetet më të vogla në Evropë) me një interes të veçantë dhe bukuri të veçantë. Një atmosferë rinore, arkitekturë e veçantë, jetë interesante kulturore dhe nate, kultura “e gjelbër”, parqe të mirëmbajtura, por edhe një rrjet i gjerë trotuaresh dhe shtigjeve për biçikleta, përbëjnë profilin e një destinacioni alternativ dhe tërheqës në Evropën Qendrore.
Bruges, Belgjikë
Në një distancë prej rreth 80 km nga Brukseli, Bruges është një qytet që duket se ka dalë nga një përrallë mesjetare. Nuk është rastësi që quhet edhe “Venecia e Veriut”. Arkitektura e saj mesjetare mbetet e paprekur dhe qendra e saj historike është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.