Shoferi i ‘BMW’ X6, që përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerëve të policisë gjyqësore. Ai fillimisht ka thënë që s’ka qenë ai drejtues i mjetit, pastaj e ka pranuar. Nga verifikimet thonë burime policore, 26-vjeçari nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja.
Ndërsa janë marrë kampionë gjaku dhe do duhet më tepër kohë për të mësuar nëse ka përdorur lëndë narkotike. Në makinë kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre është shoqëruar ndërsa tjetri po kërkohet për tu marrë në pyetje. Allushi nuk ka dhënë shpjegime për rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.