Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për ish-luftarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, lidhur me kërkesën për ndryshim mase.
Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës, Ylli Pjeternikaj, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 12 shtator.
Pas këtij vendimi, për mediat ka folur avokati i Goxhajt i cili është shprehur se dy shtete nuk po dinë çfarë të bëjnë me një shtetas dhe futet një i tretë që kërkon ta rrëmbejë dhe jo ta ekstradojë. Ai shton se Goxhajn kërkojnë ta bëjnë fli, për të qetësuar ata që janë kundër interesave të vendit tonë.
“Jemi në një moment kur dy shtete nuk dinë se cfarë të bëjnë me një shtetas dhe futet një i tretë, që kërkon ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë një person.
Nuk dinë se çfarë ta bëjnë Dritanin. Dikush ka thënë për të qetësuar Evropën, do të bëjmë fli popullin dhe trojet shqiptare. Kështu po ndodh edhe me Dritanin, për të qetësuar ata që kanë qenë kundër interesave të vendit tonë.
Vendimi është marrë nga një gjyqtare bullgare, që punon në Tribunale në Hagë.
Në gjykatën shqiptare sa vjen e po shkohet drejt realitetit, sepse fillimisht mendoni se po merreshin me një kriminel.
Unë mendoj se gjykata shqiptare po shkojnë drejt vendimit real.
Në Apel kemi kërkuar mos pranimin e kërkesës për ekstradim dhe kemi kërkuar heqjen e çdo mase sigurie, sepse nuk ka vepër penale. Kjo kërkesë çuditërisht u la në fuqi” tha ndër të tjera avokati.