Turistë nga vende të ndryshme të globit kanë “pushtuar” rrugët e qytetit të UNESKOs.

Në pedonale apo rrugicave të lagjeve muzeale të Beratit, dëgjon të flitet në të gjitha gjuhët botës .

Turistët nuk janë vetëm ditorë. Shumë prej tyre qëndrojnë me ditë të tëra në Berat.

Vizitojnë qytetin e vjetër shëtisin fshatrave turistikë, bëjnë hajkin, vizitojnë kanionet e Osumit dhe shijojnë mbrëmjet së bashku me qytetarët .

Ky qytet është shumë i bukur thonë këta të rinjtë të cilët kanë ardhur nga Roma dhe u përfshin me grupin këngëtarëve “Gorica”.

Njerëzit janë të dashur dhe tepër mikpritës. Sot po argëtohemi me grupin e këngëtareve të “Goricës “ishin duke kënduar na ftuan ne provuam rakin pije tipike shqiptare dhe siç e shikoni po kërcejmë këndojmë së bashku.

Një tjetër çift vajza nga Holanda djali nga Greqia janë impresionuar me mbrëmjet në Berat

“Janë shumë të bukura dhe njerëzit tepër miqësor po argëtohemi. Ushqimi njerëzit janë shumë të mirë.

Nga Portugalia, vajzave iu pëlqen ky qytet dhe pasi të kalojnë disa ditë në Berat do të vizitojnë gjithë Shqipërinë

Nuk e njihnim si vend por mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale, këtu është bukur mbrëmjet janë shum të këndshme.

Përmirësimi i kushteve nga vet operatorët turistik si dhe mikpritja çmimet jo të kripura ushqimet tradicionale janë çelësi i sekretit që ky qytet nga viti në vit ka ritje të fluksit turistëve

Jemi në muajin gusht dhe numri turistëve ka arritur dyfishin e një viti më pare. Autoritetet vendore presin që Berati të vizitohet nga më shumë se 500 mijë turistë.