Krahas rritjes së turizmit është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore, sidomos gjatë muajve të verës. Këtë e konfirmon qendra Kombëtare e Urgjencave, ambulancat e të cilës arrijnë të parat në vendngjarje kur ka aksidentet. Çdo ditë regjistrohen 10 aksidente në rrugë, kjo reflektohet edhe në shifrat e INSTAT ku këtë korrik janë regjistrua 125 aksidente rrugore ndërsa korrikun e kaluar 105 .
“Është një periudhë e ngarkuar me rritjen e numrit të makinave, të cilat në përpjesëtim të drejtë rrisin numrin e aksidenteve në rrugë. Në qershorin e vitit të kaluar ishte 286, këtë vit 337. Kemi 338 në korrikun e shkuar, këtë korrik 423. Na shqetëson më shumë se vitin e kaluar mesatarja ditore ka qenë 46 aksidente të gjitha formave në ditë, këtë vit është 50 në ditë.”-shprehet Skënder Brataj.
Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje me 20 % të aksidenteve rrugore.
Brataj i bën thirrje qetarëve të ndërgjegjësohen pasi janë më mijëra aksidentet brenda një viti. Nëse për 202 u regjistruan 16 mije aksidente, deri më tani janë mbi 11 mijë aksidente .Ndonëse nuk ka pasur shume humbje jete, janë të shumtë ata që mbeten invalidë.
“Janë dëme të mëdha, mbeten invalidë janë kosto të mëdha në shëndetësi”-nënvizon Brataj. Shumë nga aksidentet shkaktohen për shkak të përdorimit të alkoolit apo substancave narkotike që përdorin të rinjtë. Por Brataj ofron një zgjidhje që të ofrohen taksi falas.