Rikthimi në punë pas pushimeve, është i vështirë, jo vetëm psikologjikisht.

Mjekët thonë se për profesionet e rënda rikthimi i menjëhershëm në punë sjell pasoja fizike sidomos për sa i përket hernies diskale. Rreth 50% e pacientëve që paraqiten tek mjeku gjatë muajit Gusht kanë problematika të hernies diskale.
Por së fundmi hernia diskale po shfaqet në masë tek moshat e reja dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi me orë të zgjatura në celular, apo në kafene, në pozicione jo të përshtatshme qëndrimi.

Mjekët bëjnë apel që të mos ngatërrohet dhe të mos neglizhohen dhimbjet e mesit dhe të këmbëve, dhimbje që shoqërohen me mpirje. Ndërhyrja në kohë bënte mundur rekuperimin e problemit.