Reperi i njohur, Fero është liruar nga qelia pasi u arrestua nga policia pas akuzave se dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.
Ai ka publikuar postimin e një miku të tij në Instagram, i cili shkruan: “Mirë se erdhe!”
Fero u arrestua me 12 Korrik dhe Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë”.
Reperi akuzohet se pas një sherri në banesën bashkëshortore, ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.
Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”.
Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.
Ndërkohë, pasi gjykata dha mësën e sigurisë së arrestit me burg ndaj tij, Arbenita reagoi në rrjetet sociale ku shkroi: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.
Pas deklaratës së modeles, erdhi edhe kundërpërgjigja e reperit i cili shkruante se “drejtësia është thikë me dy presa”, ku i kërkoi partneres së tij që të mos viktimizohej përmes vajzës së tyre pasi për të është kujdesur nëna e tij.
“Drejtësia është thik me dy teha,n’varet prej cilit kënd e drejton?!..E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj,se e gjith bota e di se për të mami jem është kujdes.Une jam mundu me qenë i kulturum dhe t’kam leju mu marr me karrier, por ti lirin dhe durimin tem e ke keqpërdor deri në maksimum.
E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia.Unë para Zotit edhe vetes jam i drejt. Herdo kur e vërteta del në shesh.I Drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, shkoi reperi.