Pavarësisht krizës së çmimeve institucionet shqiptare vlerësojnë se ecuria e ekonomisë do të jetë pozitive.Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë  ekonomia jonë  pozicionohet më mirë duke lënë pas vendet e rajonit si  Maqedonia,Greqia apo Serbia. Ndërkohë së fundmi edhe projeksionet e qeverisë janë përmirësuar për rritjen ekonomike.Sipas BAnkës së Shqipërisë  Të dhënat indirekte sugjerojnë rritje më të shpejtë të ekonomisë në tremujorët në vijim

Ekonomia e vendit parashikohet të   rritet mesatarisht me 3.9 për qind deri në 2026-n, ndërsa inflacioni do të bjerë në nivelin 3 për qind deri në fund të këtij viti. Janë këto parashikimet optimiste të qeverisë në Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.

Inflacioni shënoi nivelin 4.2% në korrik duke iu afruar objektivit të Bankës Qendrore.Ky nivel rezulton se është ndër më të  ulëtit në rajon dhe në të kanë kontribuar një sërë faktorësh midis të cilëve edhe forcimi i lekut ndaj monedhave të huaja kryesisht euros.Gjatë kësaj jave kursi i këmbimit valuator është stabilizuar dhe një euro po këmbehët me 104 lekë .

Inflacioni është ngadalësuar në tremujorin e dytë në të gjitha vendet e rajonit , ndikuar nga çmimet më të ulëta të energjisë dhe të ushqimeve bazë. Megjithatë ai mbetet mbi objektivat e bankave, duke nxitur këto të fundit të qëndrojnë në trajektore rritëse të normave bazë.

Rritja ekonomike në muajt e parë u ndikua kryesisht nga eksportet neto dhe rikuperimi i investimeve private por  vlerësohet se në muajt e ardhëshëm ecuria do të përshpejtohet e ndikuar nga turizmi

Rajoni parashikohet të ketë një ecuri më të mirë ekonomike se Europa. Ekonomia e Eurozonës u tkurr me 0.1% për të dytin tremujor radhazi, duke shënuar një recesion teknik në tremujorin e parë 2023. Kjo panoramë ishte shumë e ndryshme brenda vendeve anëtare, ku tkurrja e rajonit u ndikua kryesisht nga ecuria e dobët e ekonomisë gjermane.

 RRITJA EKONOMIKE NE VENDET E RAJONIT

Shqipëria 2.7%

Greqia   2.1%

Maqedonia 2.1%

Serbia     0.7%