Euro ka vijuar të mbiçmohet kundrejt lekut. Kjo javë ka pasur një trend të ndjehsëm forcues të monedhave të huaja kundrejt monedhës kombëtare.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me mbi 106 lekë. Ky është një ndër nivelet më të larta të regjistruara gjatë muajit gusht.
Në fillim të gushtit një euro këmbehej me 101 lekë duke pësuar aktualisht një forcim me gati 5 pikë.Faktorët që mendohet se kanë ndikuar janë rritja e kerkesës së bizneseve për valutë të huaj kryesisht euro,afrimi i fundit të sezonit turistik por edhe ndërhyrjet e Bankës Qendore e cila deri më tani ka tërhequr nga tregu mbi 180 milion euro.Po ashtu një tjetër faktor që mendohet se mund të ketë ndikuar në rimbëkëmbjen e euros ndaj lekut ështëedhe rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore Europine në një kohë që anka e Shqipërisë prej disa muajve e ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivëelin 3%.
Tashmë duket se kursi i monedhës po stabilizohet në tregun vendas pas rënies së thellë që shënoi muajin e kaluar duke prekur nivelet më të ulëta historike kur një euro zbriti në 100 lekë.
Banka e Shqipërisë ka rritur tashmë kufirin e blerjes sëvalutësnë treg me rreth 80 milionë euro, duke e ccuaratënë 300 milionë euro nga 220 milionëqë ishte përcaktuarnë fillim të vitit.
parashikimet janë që kursi i kembimit do të stabilizohet në shtator ku pritet të bjerë edhe fluksi i turistëve të huaj në vend.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore ka qenë i ndjeshëm dhe më i shpejtë se në periudhat e mëparshme. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë efektet e masave të deeuroizimit kanë qenë përgjithësisht në përputhje me objektivat e synuar.