Ndonëse jemi në javët e fundit të muajit gusht, duket se turistët nuk po ‘largohen’ dot nga jugu i Shqipërisë. Qytetarë të shumtë, pushues e turistë të huaj që zgjodhën Vlorën këtë vit për të kaluar pushimet kanë mbushur plot portin e Vlorës. Por si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve, në rrugët kryesore të Vlorës rrjedhimisht ka pasur trafiku të rënduar.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, është krijuar një radhë kilometrike nga fluksi i turistëve. Vetëm ditën e sotme kanë mbërritur 1400 udhëtarë dhe 320 makina nga Brindisi.
Report Tv kreu edhe një vëzhgim në Portin e Durrësit me një fluks të ‘çmendur’ turistësh. Vetëm gjatë muajit korrik, mbërritën 123 mijë turistë.
Edhe Porti i Durrësit nuk mbetet prapa me fluksin e udhëtarëve.Gjatë 24 orëve të fundit(nga dje në mëngjes deri sot në mëngjes). Në portin e Durrësit kanë hyrë 3875 udhëtarë dhe 847 automjete. Dje kanë dalë 6858 udhëtarë dhe 1603 automjete ndërsa mëngjesin e sotëm hynë 1308 udhëtarë dhe 380 automjete. Priten edhe 3 tragete ë tjerë me rreth 1500 udhëtarë dhe 450 automjete.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë sot një reagim sa u takon mbarëvajtjeve të plazheve në këtë sezon turistik. Balla gjithashtu u është drejtuar punonjësve të policisë se duhet të jenë aty në çdo kohë për t’u ardhur në ndihmë çdo qytetari.