Më datën 10 shtator, stadiumi “Air Albania” do të jetë në kapacitetin e plotë, pasi të gjitha biletat janë shitur.
Do të jenë 20 mijë shqiponja të cilët do të mbështesin ekipin kuqezi në këtë përballje tepër të rëndësishme ndaj polakëve të Lewandowski.
Kjo sfidë është tepër e rëndësishme, pasi ka peshë në kualifikim për në Euro 2024. Përpara kësaj përballje, Shqipëria do të ndeshet më 7 shtator kundër Çekisë dhe tre ditë më pas, do të jetë përballje ndaj Polonisë, ndeshje që shihet si vendimtare për fatet e dy ekipeve.