Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, tregon këngëtarin e njohur , Endri Stefi teksa rrëzohet në skenë.

Dy vëllezërit e famshëm korçarë, Endri dhe Stefi, kanë qënë duke performuar në një klub nate, në momentin që këngëtari është hedhur për të kërcyer dhe ka përfunduar duke u rrëzuar.

Nuk dihet ende se cili ka qënë shkaku që ka bërë artistin të përfundojë poshtë skenës por sipas komenteve në rrjetet sociale, duket se në skenë ka patur një dërrasë të kalbur dhe si pasojë është thyer.

Ndërkohë që ky incident është shoqëruar me nota humori, sa i përket gjendjes së artistit, duket se nuk është lënduar pasi ka vijuar performancën.