Banka e Shqipërisë deklaron se po monitoron me vëmendje kursin e këmbimit por nuk do të ndërhyjë në këtë moment. Në konferencë për median, guvernatori i BSh-së Gent Sejko tregoi se kur kjo bankë mund të ndërhyjë.
“Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.
Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar.
Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Sponsored by MonadPlug
Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor “, deklaroi Sejko.
Sejko tha se sipas parashikimit të bërë nga Këshilli i Bankës, pritet që ekonomia shqiptare të shënojë rritje dhe se kjo e fundit është duke monitoruar ndryshimet në valutë dhe forcimin e lekut.
Sejko: Luhatjet në tregun valutor janë rritur së fundmi, por pritet që ekonomia shqiptare të shënojë rritje në tremujorin e ardhshëm. Inflacioni pritet të ulet gjatë 3 mujorit të ardhshëm. Këshilli i bankës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, kredisë dhe depozitës. Kjo vendimmarrje u mbështet nga ecuria pozitive dhe forcimi i kursit të këmbimit gjatë gjysmës së parë të vitit. Por presioni e larta inflacionit mbeten një faktor rreziku për çmimet në vend, dhe do vazhdojmë për politikën e stabilitetit. Jemi duke ndjekur me kujdes kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit mbetet konsistent, shpejtësia e forcimit të tij mbetet e lartë. Kredia në sektorin privat ka pësuar rritje.
Vendimmarrjet e marra nga banka:
-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në në nivelin 3 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %;
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %.