Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish presidentit amerikan Bill Clinton, përmes një fotografie të realizuar në zyrën e tij një muaj më parë, kur e priti si mysafir të Shqipërisë.
“Gëzuar ditëlindjen President”, shkruan Rama në gjuhën angleze, ndërsa ndan foton ku Clinton shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lindur më 19 gusht 1946 dhe sot feston ditëlindjen e 77-të.
Një muaj më parë, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë dhe ardhja e tij ishte historike, aq sa qeveria shqiptare organizoi gjithçka në detaje.
Gjatë kësaj vizite Clinton u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit, e në këtë rast nga Edi Rama.