Balerini Kledi Kadiu është një prej qindra shqiptarëve të anijes Vlora që iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Itali.
“Që Italia dhe Shqipëria, dy vendlindjet e mia, kanë marrëdhënie të mira, vetëm mund të më kënaqë. Në Itali e gjeta shtëpinë time të dytë përmes kërcimit, por kam ende shumë lidhje me Tiranën ku jetojnë prindërit e mi dhe ku shkoj shpesh“. Kështu shprehet Kledi Kadiu, balerini dhe koreografi shqiptar, duke komentuar pushimet e shkurtra të kryeministres italian Giorgia Meloni në Vlorë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
I lindur në Tiranë, Kledi gjeti popullaritet në Itali falë kërcimit dhe programit “Amici di Maria De Filippi, por edhe dashurisë së bashkëshortes së tij Charlotte Lazzari, me të cilën pati fëmijët Gabriel dhe Lea.