Në 10 ditët e para të muajit gusht kanë regjistruar hotelet dhe ambientet me qira në kapacitet e tyre maksimale. Shifrat që konfirmohen edhe nga operatoret turistike ndërsa ka një rritje në rreth 20% krahasuar me një vit më parë.
Ndryshe nga vitet e tjera, ku hotelet ishin të mbushura kryesish nga vendet e lindjes, sipas kreut të operatorëve turistik, Vasil Bedini, këtë vit janë prenotuar nga vendet evropiane si Italia dhe Spanja.
“Jemi në kulmin e sezonit turistik, të gjitha hotelet janë me kapacitete të plota dhe apartamentet. Hotelet janë plot janë rezervuar 3 muaj më parë, 20% më lart se viti kaluar. Spanja me shifra të kënaqshme, Italia, Austria etj, është rritur dhe cilësia e shërbimit”, tha Bedini.
Fluksi i pushuesve gjendet edhe në rrugët që të çojnë drejt bregdetit, ndërsa numri I tyre rritet gjatë fundjavës duke “paralizuar” qytetin ku vetëm në orët e para të së shtunës kanë hyrë në portin e Vlorës rreth 2200 pasagjere dhe 430 mjete.