Fundjava do jetë me shi dhe temperatura shumë të larta! Këtë parashikim ka bërë sinoptikania e njohur Lajda Porja, gjatë një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel. Sipas saj dita e nesërme do përfshihet nga reshje shiu, por temperaturat do jenë mbi 38 gradë.

“Do ta specifikoja si një fundjavë tropikale, megjithëse dita e sotme ka nisur me kthjellime dhe vranësira, temperaturat do të ngjiten në 38 gradë. E shtuna do të jetë ditë e nxehtë, një mesditë me rrebeshe shiu, kryesisht në zonat veriore edhe qendrore, duke përfshirë kryeqytetin. Mbetet me momente me pika shiu Velipoja, Durrësi, ndërkohë parashikohet që jugu të ketë vranësira dhe kthjellime. Përsa i përket ditës së diel do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë një ditë ideale për pjesën e bregdetit.

Temperatura shumë të larta do të ketë e shtuna dhe e diela, e shtuna megjithëse do të ketë vranësira dhe reshje, presim të kemi temperatura deri 39-40 gradë dhe rriten gjatë ditës së diel. Sot gjatë natës do të kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës që tashmë kanë qarkulluar në Mesdhe duke u futur dhe në territorin shqiptar. Ndonëse në periferi, Shqipëria do jetë nën ndikimin e kësaj vale të nxehtë e cila do të nisë ditën e premte dhe do të qëndrojë deri në mesin e javës tjetër”, tregon Lajda Porja. Sipas Pores vala e të nxehtit që vjen nga veriu i Afrikës do prekë Shqipërinë, ku do sjellë temperatura deri në 40 gradë. Ajo tregon se deri më 25 gusht, moti do jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta.

Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që maksimumet gjatë kësaj vale të jenë deri në 40 grad, ku temperatura të larta do të jenë kryesisht në qarkun e Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit. Bregdeti mbetet me diell, temperatura 36-37 gradë përgjatë fundjavës, po ashtu edhe në fillimin e javës tjetër. Deri në datën 25 moti do jëtë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta”, shprehet sinoptikania.