Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare, pasi performoi me flamurin serb të hedhur krahëve në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari.
Në një nga performancat e saj në Hungari, këngëtarja e njohur Rita Ora e cila vlerësohet pafund nga publiku shqiptar për jehonën që ajo i ka bërë vendit tonë në botë, ka zhgënjyer shumë fansat të saj nga Shqipëria dhe Kosova.
Teksa interpretonte në skenë, një nga adhuruesit i ka dhënë këngëtares shqiptare flamurin e Serbisë, të cilën këngëtarja e mbajti në duar teksa ecte në skenë, e valëviti dhe madje e vendosi krahëve.
Video e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ka marrë pafund reagime nga komentues shqiptarë, të cilët e kanë “kryqëzuar” Rita Orën për këtë gjest.
Ende nuk dihet nëse e ka bërë këtë me vetëdije të plotë apo ka rënë pre e ndonjë gracke. Nga ky veprim i saj, fansat e Ritës janë acaruar duke shkruajtur shumë komente negative drejt saj.Rita nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.