Nga Brizida Gjikondi/
E shëmtuar kjo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë . Është një ngjarje që mban në barkun e saj çdo personazh pervers dhe jo, të epokës sonë . Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë historikisht kane qenë të brishta, historikisht kane qenë si një litar cirku ku akrobati duhet të jetë shumë i kujdesshëm pasi dhe një fllad i lehtë mund ta gremis në humnerë. Aktualisht ky litar që lidh dy shtetet është duke u tundur artificialisht nga njëri kah. Por as kjo sdo ish e mundur pa ndihmën e dy të pandëshkuarve recitiv Berisha Meta.
Ti ofrosh shqiptarve për Kryetar një personazh të dënuar me burg “për nxitje dhe urrejtje kombëtare” si dhe të hetuar për vrasjen e dy bij nënash ushtarë në Masakrë n e Peshkë pisë (dosje e zhdukur ne vitet 97) doemos që do vinte kjo situatë ku do bashkoheshin interesat antishqiptare. Dikush e ngre topin e dikush e zhyt. Të gjithë skanë të njëjtin qëllim, interes po !
E paprecedent qe 3 nga Kryebashkiakët më në zë të Greqisë , mbajtën vrapin në Himarën shqiptare dhe jepnin leksione demokracie, “demokracie” duke cënuar rendin dhe stabilitetin kombë tar të vëndit fqinj. Cënimi është i pastër, pikërisht kur ata pretendonjë të ndërhyrjnë në një nga tre pushtetet që sanksionon Kushtetuta, atë të Drejtësisë . Ndërkohë tjetër mendim kanë kur Kroacia këto ditë ju ka kërkuar lirimin e tifozeve të saj nga drejtësia greke. Dmth bëj si them unë por mos bëj si bëj unë . Por e ripërsëris pa Berishën dhe Metën kjo që po ndodh nuk do ishte e mundur. Pasi armiqtë e Shqipërisë kanë folur përherë shqip. Dhe kjo me vepra faktike si rasti i fundit me Belerin.
Shqpëria tashmë është në një krizë të panevojshmë me fqinjin e saj mijëra vjecar, krizë e cila në rast se nuk administrohet me heshtje dhe qetë si mund të sjellë pasoja si ajo që dikur u quajt fshesa greke, dhe për cudi ka ndodhur përgjatë qeverisjes së “ciftit simpatik” Berisha Meta. Po atë herë nuk konvertonin interesat personale të këtij cifti me ato sovraniste të Greqisë zyrtare.
Takimi i stisur i Micotaqis (ate ndjesi të jep) ka nxjerrë zbuluar edhe krizën mes faktorit shqiptar. Personazhe që mbahen fort mbas shkopit të sovranizmit dhe kanë cuar vite dritë larg bashkimin kombëtar kanë rendur të mirëpresin ftesën e Kryeministrit grek pikërisht në këto ditë të nxehta mes Shqipërisë dhe Greqisë . Ekuacion me shumë të panjohura politika shqiptare në trojet tona.
Acarimi i Micotaqis me kompani të bën të mendosh që Beleri për ta nuk paska qënë thjesht një krybashkiak i një bashkie të vogël si Himara, por ka qënë luga e këpucës ku do hynte këmba e tyre ambicioze, ndërkohë gjithë kjo gjurulldi nuk do ishte bërë e mundur pa kontributin e Berishës dhe Metës, të cilët tani fërkojnë barkun se si cënohet sovraniteti dhe interesat e shqiptarve këtej dhe andej kufiri. Po normalisht përherë kështu ka ndodhur sidomos me sërën e tyre. Si epilog tani kemi ekuacionin me këto elementë , Belerin e dënuar me burg për nxitje dhe urrejtje kombëtare, e kandidojnë Berisha Non Grata dhe Meta sovranisti, me 19 vota zarfesh, autobuzash dhe pensionesh greke (kështu është kur shteti shqiptar fle të madhin) diferencë, Beleri nga burgu bën si hero I persekutuar, dhe kërkon të mbrojë tokat shqiptare nga shqiptarët, ndërkohë kemi hyrje daljen e dishepujve të demokracisë dhe ortodoksisë greke që nuk vijnë ti shpalosin kë to flamuj vlerash por përkundrazi. Dhe në fund kemi sovranistin nga Kosova që shkon aty ku vetëm shqip nuk flitet.. përkundrazi. Me pak fjalë , një ekuacion që At Gjergj Fishta 100 vjet më parë ja ka ditur sekretin kur ka shkruajtur se :
Troç Dy Fjalë Kombit Mbarë
Sy Me Sy Me Ja Than Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta
Kur nuk është Kombi në plan të parë por plackitja e tij morale dhe materiale ngjarjet si kjo e Himarës përherë do jenë porta ku hyn derri dhe dosa pa teklif.