Një tjetër fenomen po vjen e bëhet edhe më prezent nëpër rrugët e kryeqytetit.
Drejtues që i japin makinës nën efektin e drogës.
Sipas një bilanci të policisë së shtetit deri tani janë 26 drejtues automjetesh që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Së fundmi u ndaluan në flagrancë dy persona.
Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike informoi sot policia.