Edhe kjo e dielë parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa reshjet shoqëruan Tiranën gjatë gjithë natës.
Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni ka bërë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë, informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshër.
Temperaturat më të ulëta pritet të jenë 16 gradë Celcius, ndërsa më e larta 33 gradë.